

Qëllimi i Infokullës është zhvillimi e ekoturizmit ne rajon dhe permiresimi i treguesve ekonomiko-social te popullsise nepermjet tërheqjes se vëmendjes se vizitorëve me veçoritë e natyrës, kulturës dhe historisë së rajonit duke nxitur kuriozitetin dhe interesimin për njohjen e vendit dhe të njerëzve të tij përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Instalime të ndryshme, fotografi dhe ekspozita etno-historike paraqesin një tablo gjithëpërfshirëse të një rëndësie të veçantë për rajonin.
Infokulla është një nismë private dhe një dhuratë e "Partneritetit Shqiptaro-Austriak - Marianne Graf (AAP)" për Bashkinë Mirditë. Bashkia Mirditë menaxhon turizmin (Infokullën) me përgjegjësi dhe autoritet të plotë dhe në bashkëpunim e mbështetjen e Marianne Graf realizon aktivitete të ndryshme, si dhe nisma në ekoturizëm.
Info-Kulla, Mirdita
Rubik, Shqipëri
Oraret e biznesit:
9:00 - 17:00
Email: info@hikingmirdita.com
Për më shumë informacion:
(+355) 69 560 29 70
Sponsored by AAP - Marianne Graf
Supported by Regional Development Programme Albania (RDPA)
Hiking Mirdita © 2018. Developed by iNSmart Code.